Lënda e kësaj shpalljeje është dhënia e mbështetjes financiare për masat në vijim:
- Kompensim i shpenzimeve të destinuara për mbulimin e shpenzimeve administrative për krijimin dhe mirëmbajtjen e regjistrit amë si dhe shpenzimet për analizat e kryera për përcaktimin e cilësisë gjenetike ose prodhimtarisë në blegtori.
- Shuma e ndihmës është 80,00 denarë, pa TVSH, për çdo kafshë të regjistruar në librin amë ose të regjistruar në Regjistrin e derrave hibridë. Shuma minimale e mbështetjes financiare për një organizatë të njohur të rritësve ose për një organizatë të njohur të rritësve të derrave hibridë është 200.000,00 denarë, pa TVSH.
-Shuma e ndihmës për shpenzimet për analizat e kryera për përcaktimin e cilësisë gjenetike ose prodhimtarisë në blegtori është 70% e çmimeve të përcaktuara sipas programit, dhe atë:
- për një kafshë të llojit gjedhë, të regjistruar në librin amë – 3.500,00 denarë, pa TVSH,
- për një kafshë të llojit dele dhe dhi, të regjistruar në librin amë – 980,00 denarë, pa TVSH,
- për një kafshë të llojit derra / derra hibridë, të regjistruar në librin amë ose në Regjistrin e derrave hibridë – 700,00 denarë, pa TVSH.
Vlera maksimale e mjeteve në dispozicion të miratuara me Programin është 20.000.000,00 denarë.
E DREJTA PËR SHFRYTËZIMIN E MJETEVE
Të drejtë për të përfituar nga masat kanë subjektet e mëposhtme:
- Organizatat e njohura të rritësve dhe organizatat e njohura të rritësve të derrave hibridë, të regjistruara në Regjistrin e organizatave të njohura të rritësve dhe organizatave të njohura të rritësve të derrave hibridë, i cili mbahet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në përputhje me Ligjin për Zootekni(*)
- Palë të treta të regjistruara në Regjistrin e palëve të treta, i cili mbahet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në përputhje me Ligjin për Zootekni (*), të cilat kanë lidhur marrëveshje me një organizatë të njohur të rritësve ose me një organizatë të njohur të rritësve të derrave hibridë për zbatimin e aktiviteteve për testimin e produktivitetit ose vlerës gjenetike të kafshëve apo të derrave hibridë, të parashikuara në programet e miratuara të rritjes.