NJOFTIM

AMFBZHR: Janë paguar subvencione për kopshtarinë - 214.7 milion denarë për afër 11,000 prodhues të kulturave të kopshtarisë.

Agjensia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka bërë pagesë të drejtpërdrejta në tokë të punueshme bujqësore për prodhime të kopshtarisë dhe lule në të hapur dhe në sera.

Përdoruesit e kësaj mbështetje janë pronat bujqësore që kanë lajmëruar domate të përpunuara, piper, shalqi, pjepër, kunguj, fasule, fasule jeshile, bizele, patate, kastravec, lakër, qepë, hudhër, kunguj, marule, sallatë jeshile, brokoli, spinaq, lulelakër, patëllxhan, rokoli, karotë, selino, majdanoz, panxhar, asparagus, rrepë, bimë aromatike dhe pikante.

Për këtë masë jane paguar 10.987 përdorues me shumë totale prej 214.7 milion denarë

Vazhdojmë me dinamikë të shtuar në drejtim të pagesave në bazë të Programit të Mbështetjes Financiare Bujqësore. Pas vreshtave dhe fermerëve, ne gjithashtu paguajmë mbështetje financiare për kopshtarët. Në ditët në vijim ne vazhdojmë të paguajmë për masat e tjera të prodhimit të bimëve dhe bagëtive – theksoi Baçovski

Agjensia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural javën e kaluar bëri pagesa për mirëmbajtjen e vreshtave, drithërave për të cilat u paguan 17 milion euro për 15,000 kultivues dhe 24,000 fermerë.