AMFBZHR - Është realizuar pagesa shtesë direkte për kulturat bujqësore të dorëzuara në objektet e përpunimit vendas.

 Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural sot ka bërë pagesat shtesë direkte në vlerë prej 66.449.476 denarë për 1.024 përfitues.


Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që në vitin prodhues 2021/2022 kanë mbjellë me material të certifikuar dhe sipërfaqe të korrur me kultura më pak produktive me sipërfaqe të raportuar mbi 1 ari në total për këto kultura: elbi, gruri, thekra, tërshëra dhe luledielli  dhe janë përfitues të nënmasës 1.1 të këtij dekreti.

Prodhimi i arritur është dorëzuar në objektet e përpunimit, duke përfshirë drithërat e prodhuara për nevojat e kapacitetit vetanak përpunues dhe është regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.

Sasia e mbështetjes kushtëzohet nga rendimentet mesatare të arritura mbi:

·         4000 kg/ar për grurin,

·         3000 kg/ar për thekrën,

·         3000 kg/ar për tërshërën dhe

·         1500 kg/ar për luledielli.


Gjithashtu, rikujtojmë të gjitha ekonomitë bujqësore se aplikimi për pagesa direkte në kuadër të programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2023 është në vazhdim dhe zgjat deri më 14 korrik. Përdoruesit mund të paraqesin kërkesat e tyre në mënyrë elektronike përmes portalit të subvencioneve elektronike ose të përdorin shërbimet e operatorëve të njësive rajonale pranë Ministrisë së
Bujqësise,Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave.