AMFBZHR : Publikoi thirrje publike për subvencionimin e kostove të paketimit për orizin e eksportuar

AMFBZHR : Publikoi thirrje publike për subvencionimin e kostove të paketimit për orizin e eksportuar

 

Agjencia për Mbështetje Financiare shpalli thirrje publike për dorëzimin e kërkesave për pagesën e mjeteve nga programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për masën 1.3 – ndihmë për marketingun e produkteve bujqësore dhe produkteve bujqësore të përpunuara.

Bëhet fjalë për thirrje publike për mbështetje për shpenzimet e paketimit të produkteve bujqësore të përpunuara, përkatësisht të orizit të eksportuar me origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Shuma e suportit është 2,5 denarë për pako në ambalazh najloni deri në 500 g, 5 denarë për pako në ambalazh najloni deri në 1 kg dhe 10 denarë për pako në ambalazh letre deri në 1 kg ose për pako në ambalazh najloni nga 3 deri në 5 kg.

Përfitues të kësaj mbështetje financiare mund të jenë personat juridikë që janë të regjistruar për blerjen e orizit në përputhje me ligjin për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës për pagesë është data 15.08.2023 për eksportet e bëra në periudhën 01.01.2023 deri më 30.06.2023.