Njoftim për Masën 3 – Ndihmë për prima dhe sigurim nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2025

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural informon ekonomitë bujqësore se deri më 31 gusht 2025 mund të paraqesin kërkesa për Masën 3 – Ndihmë për prima dhe sigurim, sipas Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2025.

Përfitues të kësaj mase janë ekonomitë bujqësore që, në periudhën nga 1 gusht 2024 deri më 31 korrik 2025, kanë lidhur polica sigurimi në sektorin bujqësor.

Shuma e ndihmës është 60% e vlerës së përgjithshme të policës, por jo më shumë se 150.000 denarë për përfitues.

Kërkesat dorëzohen përmes sistemit elektronik të Agjencisë.
Për ndihmë gjatë krijimit të kërkesës elektronike, ndihma ofrohet nga punonjësit e njësive rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Aplikuesi, së bashku me kërkesën, duhet të dorëzojë një kopje të policës së sigurimit, dhe një vërtetim/gjendje aktuale nga Regjistri Unik i Ekonomive Bujqësore.

Kërkesa e shtypur, së bashku me dokumentet shoqëruese, dorëzohet në Agjenci.