THIRRJE PUBLIKE nr. 01/2023 për paraqitjen e kërkesave për shfrytëzimin e fondeve në masën 3 “Investime në asete bazë për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkut” nga Programi IPARD 2014-2020.

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural

 

Në bazë të nenit 9 paragrafi 1 pika b nga Ligji për ratifikimin e marrëveshjes sektoriale mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian për vendosjen e dispozitave për menaxhimin dhe zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Republikën e Maqedonisë sipas Instrumentit për ndihmë në sektorin e politikës për "Bujqësi dhe zhvillim rural" (IPARD) (Gazetar zyrtare e RM nr. 38/2016), në bazë të Pjesës II masë Investimet në mjetet materiale për përpunimin e prodhimeve bujqësore dhe të peshqve pika 11 nga Programi për përdorimin e mjeteve nga Instrumenti për ndihmë për zhvillim rural në Unionin Evropian (IPARD) për periudhën 2014-2020 (Gazeta zyrtare e RM nr. 177/2016), dhe në bazë të nenit 6 nga dekreti për mënyrën dhe procedurën e shfrytëzimit të mbështetjes financiare për masat për zhvillim rural të financuara nga IPARD 2014-2020 (Gazeta zyrtare e RM nr. 64/2016) dhe nenit 4 të Dekretit për ndryshim dhe plotësim të mënyrës dhe procedurës për shfrytëzim të mbështetjes financiare për masat për zhvillimin rural të financuar nga programi IPARD 2014-2020 ("Gz.zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr.58 të datës 19.03.2019).

 

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural

më 04.08.2023 publikon

THIRRJE PUBLIKE nr. 01/2023

Për parashtrimin e kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga masa 3 “Investime në mjete fillestare për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshkut” nga

IPARD Programi 2014-2020

 


1.     Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural (në tekstin e mëtejshëm: Agjencia) si institucion përgjegjës dhe organ kontraktues për zbatimin e Instrumentit për ndihmë paraqasëse për zhvillim rural të BE (IPARD) ju bën thirrje të gjithë personave juridik të Republikës së Maqedonisë Veriut të dorëzojnë kërkesë për shfrytëzimin e mjeteve nga IPARD programi 2014-2020 për masën në vijim:

Masa 3 - Investime në mjetet themelore për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshqve.

Në këtë thirrje publike nuk janë të pranueshme investimet në punimet e ndërtimit, përkatësisht ndërtimi, zgjerimi, përmirësimi apo përshtatja e objekteve.

Për sa i përket investimeve që lidhen me prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme, të vetmet investime të pranueshme janë blerja, vendosja/instalimi i paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë për nevoja vetjake.

Për këto investime është e nevojshme të dorëzohet një miratim i vlefshëm për instalimin e pajisjeve për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme gjatë aplikimit për mbështetje financiare.

Për investimet në pajisje që lidhen me disa nga sektorët prioritarë të sipërpërmendur, të cilët parashikojnë edhe aktivitete ndërtimi, kostot e punimeve të ndërtimit nuk janë kosto e pranueshme. Për këto investime, gjatë aplikimit, aplikanti duhet të dorëzojë një leje ndërtimi të vlefshme për objektin në të cilin është planifikuar të instalohet pajisja që është objekt investimi, ose vërtetim nga institucioni përkatës se investimi i propozuar nuk kërkon leje ndërtimi.

Mbështetja financiare për këtë Thirrje publike është e përbërë nga 75% mjete të siguruara nga Instrumenti për ndihmë paraqasëse për zhvillim rural të Bashkimit Evropian (IPARD) në përputhje me Marrëveshjen Financiare 2014-2020 dhe 25% mjete të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

2.     Mjete financiare sipas kërkesës individuale ndahen si mbështetje financiare e pakthyeshme (grant) në shumë prej:

2.1. 50% nga vlera e shpenzimeve të përgjithshme të pranueshme të investimeve për masën “Investime në mjetet themelore për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshqve”.

3.     Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është më 18-të shtator 2023.

Vërejtje: kontratat për përkrahje financiare për këtë thirrje publike do të lidhën vetëm pas miratimit të 1 viti plotësues për implementimin e IPARD Programit 2014-2020 gjegjësisht përfundimisht me datë 31.12.2024 nga ana e Komisionit Evropian.

Mbështetja e përgjithshme financiare në kuadër të kësaj thirrjeje publike është 8.818.187,96,00 euro ose 541.877.650,14 denarë, me mundësi të rritjes gjatë kohëzgjatjes së thirrjes publike.

4.     Tërheqje të formularëve dhe udhëzime:

Formularët e nevojshëm për “Kërkesën për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga IPARD Programi 2014-2020” si dhe “Udhëzimi për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga IPARD Programi 2014-2020” në të cilët janë të përmbajtur të gjitha informatat për kriteret, kushtet për pranueshmëri të projekteve dhe kushtet për financim dhe informatat tjera të cilët janë të nevojshme për përgatitjen e kërkesës për shfrytëzimin e mjeteve nga IPARD Programi 2014-2020, Udhëzues për përgatitjen e Planit Afarist  dhe informacione të tjera të dobishme në versionin elektronik mund të merren nga ueb-adresa e Agjencisë: www.ipardpa.gov.mk.

Formularët e shtypura sipas kërkesës për shfrytëzim të mjeteve nga IPARD Programi 2014-2020 dhe Udhëzimi për shfrytëzuesit e mjeteve nga IPARD Programi 2014-2020 mund të merren drejtpërdrejtë në Agjenci në adresë: Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, bul. 3-ta Makedonska Brigada nr. 20, (ndërtesa Makedonija Tabak bllok C), 1000 Shkup dhe në qendrat më të përafërta rajonale ose njësitë e punës në Agjencinë për nxitje të zhvillimit në bujqësi çdo ditë pune prej ora 8:30 deri në ora 16:30. (Lista e qendrave rajonale ose njësive rajonale të Agjencisë për nxitje të zhvillimit në bujqësi me të dhënat për kontakt është publikuar në ueb adresën www.ipardpa.gov.mk).

5.     Mënyra e dorëzimit të kërkesës:

Kërkuesi duhet të plotëson dhe të dorëzon Kërkesë për shfrytëzimin e mjeteve nga IPARD Programi 2014-2020 për masën Investime në mjetet themelore për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshqve dhe dokumentacioni shoqërues siç është theksuar në këtë Thirrje publike.

Kërkesa e plotësuar për shfrytëzimin e mjeteve nga IPARD Programi 2014-2020 dhe dokumentacioni i përgjithshëm i nevojshëm dorëzohet në zarf të mbyllur me shenjë në pjesën e përparme të zarfit në këndin e majtë të epërm “MOS E HAP” për Thirrjen Publike IPARD numër 01/2023 dhe shënimin e masës për të cilën dërgohet kërkesa.

Kërkesa mund të dërgohet me postë si dërgesë e rekomanduar ose personalisht në sportelin e Agjencisë.

Pas përfundimit të investimit, kërkuesi obligohet që të parashtrojë deri te Agjencia kërkesë për pagesë në afatin e caktuar në Marrëveshjen për shfrytëzim të mjeteve.

Kërkesa për pagesë është e kërkesë e unifikuar të cilin shfrytëzuesit përfundimtar e marrin gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për mbështetje financiare. Kërkesat për pagesë gjithashtu do të mund të jenë të qasshme për marrje në hapësirat e Agjencisë dhe në ueb faqen www.ipardpa.gov.mk

Vërejtje: Për shkak kryerjes së kontrollit në teren nga ana e Agjencisë duhet që kërkuesi të ketë në vetvete kopje nga dokumentacioni i përgjithshëm i dorëzuara deri te Agjencia.

Informata më të hollësishme në kontakt tel. (02) 3097-460 ose në e-mail adresën: ipardpa.info@ipardpa.gov.mk ose në ueb-faqen: www.ipardpa.gov.mk.

u.d. Drejtor

Nikica Baçovski

Pajtohen:

Vangell Nanevski

Igor Stojmenoski

Vlladimir Hristov

Pançe Arsov

Marija Lekiq