Baçovski: 9741 vreshtarë janë paguar 442,6 milionë denarë

Baçovski: 9741 vreshtarë janë paguar 442,6 milionë denarë
 
Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka realizuar pagesën e pagesave shtesë direkte për prodhimin e realizuar të rrushit.
Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore që kanë regjistruar sipërfaqe bujqësore të punueshme me vreshta dhe ia kanë dorëzuar prodhimin e arritur të rrushit blerësit të regjistruar, duke përfshirë rrushin e prodhuar për kapacitetin e tyre përpunues ose e kanë përdorur prodhimin për nevojat e tyre dhe shitjen në tregu.
Në këtë bazë janë paguar 442 milionë denarë për 9751 vreshtarë.
Shuma e pagesave direkte është 40.000 denarë për hektar.
           ,, Pas përpunimit administrativ të aplikacioneve të pranuara të thirrjes publike, i cili ka zgjatur deri më 31.12.2023,  ka realizuar pagesën e pagesave shtesë direkte për vreshtarinë. Dhe këtë vit po e ruajmë traditën, gjegjësisht përkrahja për vreshtarët vjen në prag të festës së Shën Trifunit – mbrojtësit të vreshtarëve” – tha drejtori Baçovski.

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural në fund të vitit 2023 ka bërë pagesën për masën për mirëmbajtjen e vreshtave, kështu që me realizimin e pagesës së sotme, mbështetja e përgjithshme që marrin kultivuesit është 52.000 denarë për hektar. Kultivuesit e rrushit janë edhe përfitues të mbështetjes për subvencionimin e lëndës djegëse për makineri bujqësore - vaj jeshil, për të cilin në vitin 2024, në prag të vjeljes, prodhuesit e rrushit do të marrin subvencionim për naftë prej 9.600 denarë/ha.