Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural njofton ekonomitë bujqësore se në periudhën prej 12 nëntorit deri më 25 dhjetor 2024 do të mund të paraqesin kërkesa për pagesa shtesë direkte në kuadër të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.
Gjatë kësaj periudhe dorëzohen kërkesat për 8 nënmasat e mëposhtme:
1.Nënmasa 1.3 “Pagesa direkte shtesë nga nënmasa 1.1. për prodhimin e arritur të grurit, elbit, lulediellit, panxharit të farave vajore dhe lulekuqes"
Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore që kanë shitur ose ruajtur grurin dhe elbin e prodhuar te një blerës i regjistruar, ia kanë shitur një blegtori të regjistruar ose e kanë përdorur për nevojat e tyre për të ushqyer bagëtinë.
Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore që ia kanë shitur lulekuqen e prodhuar një blerësi të regjistruar.
Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore që kanë shitur lulediellin e prodhuar, panxharin e farave vajore në një objekt përpunimi të regjistruar.
2.Nënmasa 1.5 “Pagesa direkte shtesë nga nënmasa 1.4. për prodhimin e arritur të domates, piperit, kastravecit, lakrës, fasules dhe patateve në ambiente të jashtme dhe në serrë"
Përfituese të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore, të cilat domatet, specat, kastravecat, trangujt, lakrat, fasulet dhe patatet e prodhuara i kanë dorëzuar blerësit të regjistruar, i kanë përdorur për nevoja të brendshme ose i kanë shitur në treg.
3. Nënmasa 1.7 “Pagesa direkte shtesë nga nënmasa 1.4. për kulturat bimore të dorëzuara në objektet e përpunimit"
Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore që kanë dorëzuar kulturat bimore në një objekt përpunimi të perimeve direkt ose nëpërmjet një blerësi të regjistruar në periudhën nga 26 dhjetor 2023 deri më 25 dhjetor 2024.
4.Nënmasa 1.9 “Pagesa direkte shtesë nga nënmasa 1.8. për prodhimin e arritur të frutave"
Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore që i kanë dorëzuar një blerësi të regjistruar mollët, kumbullat, pjeshkët, qershitë, kajsitë, dardhat, mollët japoneze, lajthitë, arra, bajamet dhe shegët e prodhuara, të cilat i kanë përdorur për nevoja shtëpiake ose i kanë shitur në treg.
5.Nënmasa 1.10 “Pagesa direkte shtesë nga nënmasa 1.8. për frutat e dorëzuara në objektet e përpunimit"
Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore që kanë dorëzuar pjeshkët, qershitë, mjedrat, manaferrat, aronia, goxhi berri, kajsitë, luleshtrydhet dhe shegët e prodhuara në një objekt të përpunimit të frutave drejtpërdrejt ose përmes një blerësi të regjistruar në periudhën nga 26 dhjetor 2023 deri më 25 dhjetor 2024.
6.Nënmasa 1.12 “Pagesa direkte shtesë nga nënmasa 1.11. për prodhimin e kryer të rrushit"
Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore që rrushin e prodhuar ia kanë dorëzuar blerësit të regjistruar, e kanë përdorur për nevoja shtëpiake ose e kanë shitur në treg.
7.Nënmasa 2.18 "Pagesa direkte shtesë nga nënmasa 2.17 për familjet e bletëve të përfshira në përzgjedhjen për prodhimin e bletëve mbretëreshë"
Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e fermave të bletëve dhe janë mbarështues të regjistruar të bletëve mbretëreshë.
8.Nënmasa 2.19 “Pagesat direkte për analizat laboratorike të vetive fizike dhe kimike të mjaltit”
Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e fermave të bletëve dhe në vitin 2024 kishin bërë një analizë laboratorike të vetive fizike dhe kimike të mjaltit.
Kërkesat paraqiten në sistemin elektronik të Agjencisë nga ekonomia bujqësore dhe nëse kanë nevojë për ndihmë mund t'u drejtohen njësive rajonale të MBPEU.
Linku për qasje në aplikacion është: www.ipardpa.gov.mk – Pagesa direkte e-subvencione.
Duke hapur këtë link, në fushën "Njoftimet/udhëzimet" në dispozicion janë udhëzimet e detajuara për paraqitjen e kërkesës, Lista e dokumenteve të kërkuara, si dhe Programi dhe Dekreti për pagesat direkte, të cilat paraqesin detalisht kushtet dhe masën e mbështetjes financiare.
Kërkesa e paraqitur në sistemin elektronik printohet dhe nënshkruhet dhe së bashku me shtojcat e parapara dorëzohet në Agjenci.