Njoftim për pagesën e prodhimit organik për vitin 2023

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka bërë pagesën për 811 persona në vlerë të përgjithshme prej 61.219.350,00 denarë për masën e prodhimit Organik për vitin 2023.

Përfitues të kësaj mase janë njësitë bujqësore që kanë raportuar prodhim dhe prodhim të çertifikuar bimor dhe blegtoral në tranzicion sipas Ligjit për Prodhimtarinë Bujqësore Organike, ose kanë sipërfaqe bujqësore që janë të destinuara për pleh organik ose ugar në një rotacion bimor që është në funksion të prodhimit organik.

Përfitues të kësaj mase janë njësitë bujqësore/blerësit dhe tregtarët e regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore, të cilët kanë prodhuar përpunim nga produkte primare organike bujqësore ose produkte në kalim nga origjina vendase ose kanë kryer përfundimin dhe ambalazhimin e llojeve të specieve që mbijnë vetë me origjinë organike dhe të njëjtit kanë shitur ose tregtuar produkte organike të freskëta dhe të përpunuara dhe produkte organike në tranzicion nga origjina vendase.

Pagesat direkte për përpunimin e produkteve organike dhe produkteve organike në tranzicion nga origjina vendore janë në vlerë prej 10% të vlerës së produkteve të prodhuara dhe të shitura, por jo më shumë se 150.000 denarë për operator dhe 30.000 denarë për produkt organik të çertifikuar nga prodhimi bimor dhe blegtoral, për jo më shumë se 5 produkte të përpunuara organike të çertifikuara.

Pagesat direkte për tregtim apo marketing të produkteve organike të freskëta dhe të përpunuara dhe produkteve organike në tranzicion nga origjina vendore janë në vlerë prej 5% të vlerës së produktit me shumën maksimale deri në 150.000 denarë për operator.

Shuma e pagesave direkte për kontrollin dhe çertifikimin e ekspertëve arrin në 50% të kostove për një çertifikatë të pranuar të lëshuar nga organi i autorizuar i akredituar.

Pagesat direkte për analizën e vetive të tokës dhe produkteve në ekonomitë bujqësore që kanë kryer agrokimi, pedologji ose analiza të mbetjeve të pesticideve dhe metaleve të rënda dhe substancave të tjera në tokë dhe në produktet organike në vitin 2023 mbulojnë kostot e analizave në vlerë prej 80% nga shpenzimet e analizës pa tatim mbi vlerën e shtuar, por jo më shumë se 12.000 denarë për një ekonomi bujqësore.

Përfitues të kësaj mase janë edhe ekonomitë bujqësore që kanë sipërfaqe bujqësore të destinuara për pleh organik ose ugar në një rotacion bimor që është në funksion të prodhimit organik. Shuma e pagesave direkte për këtë masë është 3.500 denarë për hektar.

Për të përfituar mbështetje financiare, përdoruesit janë të detyruar të dorëzojnë kontrata me organet e autorizuara të akredituara për kryerjen e kontrollit ekspert në prodhimin organik, fotokopje të çertifikatës së kontrollit të ekspertit të kryer nga organi i autorizuar i akredituar, dokumente financiare për produktet e shitura në tregun e brendshëm ose deklaratë doganore për eksport, fatura të paguara për kontrollin dhe certifikimin e ekspertëve si dhe raporte laboratorike për analizat e kryera.