Mbështetje financiare për realizimin dhe shitjen e prodhimit të grurit

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural sot ka bërë pagesën për 3.420 persona në shumë prej 139.965.962,00 denarë për masën 1.3 Mbështetje financiare  për realizimin dhe shitjen e prodhimit  të grurit nga Programi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për zbatimin e fondit të ndërhyrjes për bujqësinë për vitin 2024.

Përfituese janë njësitë bujqësore të cilat paraprakisht kanë paraqitur kërkesë për pagesa direkte për sipërfaqe bujqësore më pak produktive - grurë (kërkesa për subvencione për sipërfaqet e mbjella dhe të korrura me grurë, nënmasa 1.1) dhe ia kanë shitur prodhimin e realizuar blerësit të regjistruar në periudhën prej 15 qershor deri më 5 shtator 2024.

Përfituese janë edhe fermat bujqësore që përdorin grurin e prodhuar për nevojat e kapacitetit të tyre përpunues të regjistruar në Regjistrin e Blerësve të Produkteve Bujqësore.

Shuma e mbështetjes financiare është 3 denarë për kilogram.

Pagesa është bërë për sasi që nuk i kalojnë 4000 kg për hektar të regjistruar.

Pagesa është bërë pa kërkesë të paraqitur nga njësia bujqësore. Agjencia ka siguruar të dhënat për grurin e shitur përmes Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi.