Janë nënshkruar 57 kontrata pas shpalljes së Thirrjes Publike 05/2024 për bashkëfinancim të kombajnave të orizit dhe tharësve mobile

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural njofton opinionin se sot janë duke u nënshkruar kontratat për shfrytëzimin e mjeteve pas thirrjes publike 05/2024 për bashkëfinancim të kombajnave të orizit dhe tharësve mobile, masa 121 Investime në modernizimin e ekonomive bujqësore në kuadër të Programit për Mbështetjen Financiare të Zhvillimit Rural për vitin 2024. Është publikuar më 25 tetor 2024, me afat për dorëzimin e kërkesave 14 nëntor 2024. Në kohën më të shkurtër deri më tani janë proceduar kërkesat dhe janë miratuar për 57 përdorues, të cilët kanë plotësuar kushtet. Mbështetja e përgjithshme financiare që është dhënë është mbi 34,1 milionë denarë.