Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe në zhvillim rural sot realizoi pagesën për masat e pagesave direkte për brojlerët e rritur dhe të shitur ose të therura në kapacitete të regjistruara të therjes, si dhe pagesat direkte për pula vojse të therur në kapacitete të regjistruara të therjes.
Përdorues të masës për brojlerët e rritur dhe të shitur ose të therur janë ekonomitë bujqësore që kanë rritur dhe shitur ose që kanë therur brojlerë në periudhën nga tetori 2023 deri në shtator 2024, në kapacitete të regjistruara të therjes.
Shuma e pagesave direkte është 40 denarë për brojlerë. Për këtë qëllim, janë paguar 10.909.520,00 denare ndaj 2 përdoruesve.
Përdorues të masës për pula vojse të therur në kapacitete të regjistruara të therjes janë ekonomitë bujqësore që kanë rritur dhe shitur ose therur pula vojse në periudhën nga 1 tetori 2023 deri më 30 shtator 2024, në kapacitete të regjistruara të therjes.
Shuma e pagesave të drejtpërdrejta është 150 denarë për pula vojse. Për këtë qellim, janë paguar 105.178.050,00 denare ndaj 32 përdoruesve.