Realizimi i pagesave direkte për duhanin e prodhuar dhe të shitur nga prodhimi i vitit 2024

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot realizoi pagesën për duhanin e prodhuar dhe të shitur nga viti 2024. Janë paguar 14.502 prodhues të duhanit me një shumë totale prej 2.404.561.224,00 denarë, respektivisht rreth 40.000.000,00 euro.

Përfitues të kësaj mase janë personat fizikë dhe juridikë që e kanë kontraktuar dhe shitur prodhimin e tyre të duhanit nga prodhimi i vitit 2024 në një ndërmarrje të regjistruar për grumbullimin, në përputhje me Ligjin për duhanin, produketet e duhanit dhe produktet e ngjashme.

Shuma e pagesave direkte është 100 denarë për kilogram duhan të shitur nga klasa I-I, 70 denarë për kilogram nga klasa I-II, 60 denarë për kilogram nga klasa I-III dhe II-I nga duhanërat orientale plotësuse, të tipeve Prilep dhe Jaka.