Komunat përdorin paratë evropiane për rritje dhe zhvillim!

 

Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ilija Stoilev dhe zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktorija Trajkov u takuan sot me kryetarin e Komunës së Demir Hisarit ,Nikola Najdovski.

Në takim u diskutua për përmirësimin e kapaciteteve të komunës për shfrytëzim më të madh të fondeve evropiane në dispozicion si dhe për projektet aktuale dhe të ardhshme në fushën e bujqësisë dhe mundësitë për mbështetje përmes fondeve evropiane. Theks i veçantë u vu në përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e mundësive të reja për fermerët vendas.

 Si pjesë e vizitës, delegacioni vizitoi edhe kompaninë Ksenos, e cila është përfituese e programit IPARD dhe ka përdorur mbi 13 milionë denarë në mbështetje për pajisje për përpunimin e frutave dhe perimeve.