Pagesa direkte për orizin në kashtë e dorëzuar te blerësit dhe/ose përpunuesit e regjistruar sipas Programit për zbatimin e fondit ndërhyrës për bujqësinë për vitin 2025

 Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka realizuar pagesën për orizin në kashtë e dorëzuar te blerësit dhe/ose përpunuesit e regjistruar, nga Programi për zbatimin e fondit ndërhyrës për bujqësinë për vitin 2025, në shumën prej 49.658.739,00 denarë për 761 përfitues

Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë paraqitur kërkesë sipas nënmasës 1.1. “Pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme bujqësore për të gjitha kulturat fushore, bimët mjeksore, aromatike dhe erëza”, nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024, të cilat kanë mbjellë dhe korrur sipërfaqe me oriz dhe prodhimin e realizuar e kanë dorëzuar te blerësit dhe/ose përpunuesit e regjistruar në periudhën nga 1 tetor 2024.

Sasia maksimale e orizit në kashtë që është e pranueshme për mbështetje financiare është 8.000 kilogramë për hektar të paraqitur me oriz në kashtë, sipas nënmasës 1.1. të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

Shuma e mbështetjes financiare është 3 denarë për kilogram për sasitë e dorëzuara në periudhën nga 1 tetor deri më 31 tetor 2024 dhe 6 denarë për kilogram për sasitë e dorëzuara në periudhën nga 1 nëntor deri më 28 shkurt 2025.