Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe në Zhvillim Rural shpalli sot thirrjen publike nr. 03/2025 për grupe ekonomike të fermave bujqësore për kryerjen e përbashkët të aktiviteteve bujqësore, në kuadër të Programit të Mbështetjes Financiare për Zhvillim Rural për vitin 2025.
Ky program ofron mbështetje financiare për krijimin dhe funksionimin e kooperativave bujqësore, duke përfshirë subvencione për qira, pajisje zyrash, kompjuterë, softuerë për menaxhim dhe mbikëqyrje, si dhe për angazhimin e punonjësve të kualifikuar.
Kooperativave bujqësore u jepet mundësia të përfitojnë mbështetje financiare për blerjen e mjeteve themelore të reja dhe për shpenzimet operative që lidhen me mjetet e blera.
Vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme për çdo përfitues të masës është 15.000.000 denarë.
Mbështetja financiare jepet në shumë deri në 90% të vlerës totale të pranueshme të blerjes.
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural është 09.06.2025.
Udhëzimi për përfituesit dhe dokumentet e nevojshme për dorëzimin e kërkesës mund të shkarkohen nga faqja zyrtare e Agjencisë – www.ipardpa.gov.mk