Sot, në ambientet e AMFBZHR-së u mbajt një takim me drejtorin Ilija Stoilev, udhëheqësit e sektorëve për IPARD dhe përfaqësuesit e delegacionit nga DG AGRI nga Komisioni Evropian, Frank Bollen dhe Zigo Rutkovskis, në kuadër të Komitetit të pestë monitorues për IPARD 3.
Përveç faktit që Maqedonia është liderë në Ballkanin Perëndimor sa i përket shfrytëzimit të fondeve IPARD, ndër të tjera në takim u diskutua për zbatimin e programit IPARD, ku u prezantua gjendja e fundit e implementimit të tij.
U theksuan të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga Agjencia që nga takimi i mbajtur më parë në dhjetor të vitit 2024, në lidhje me kapacitetin njerëzor, kushtet hapësinore të agjencisë, si dhe aktivitet për tejkalimin e gjendjeve në drejtim të akreditimit të masave të reja. Gjithashtu, u diskutua në lidhje me zgjidhjet softuerike që i përdor Agjencia për zbatimin e Programit IPARD, si dhe rrjedhën e zbatimit të thirrjeve publike të shpallura në vitin 2025, por edhe planin për shpalljen e thirrjeve të reja publike.