Takimi i pestë i Komitetit Mbikëqyrës për Programin IPARD 2021-2027

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe në Zhvillim Rural, Mevlan Morina së bashku me përfaqësues të agjencisë, morën pjesë në takimin e pestë të Komitetit Mbikëqyrës për Programin IPARD 2021-2027. Në këtë takim u prezantuan raportet për rezultatet nga thirrjet e mëparshme të publikuara, kontrollet e kryera, si dhe plani i aktiviteteve dhe thirrjeve për vitin 2025, përfshirë edhe akreditimin e masave të reja.

Në kuadër të ngjarjes u vizituan dy përfitues të suksesshëm të fondeve nga Programi IPARD. Përfituesi Ekstra Mein SHPK nga Kumanova kishte siguruar pajisje për përpunimin e mishit, ndërsa përfituesi Boho Furniture SHPK nga fshati Ljubodrag, Kumanovë kishte siguruar pajisje për prodhimin e mobiljeve.