Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural sot e realizoi pagesën e nënmasës 1.5 – Pagesa direkte shtesë nga nënmasa 1.4 për prodhimin e realizuar të domates, specit, kastravecit, trangujve, lakrës, fasules dhe patates në ambiente të hapura dhe në sera, nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.
Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë sipërfaqe të mbjella me domate, speca, kastravecë, tranguj, lakër, fasule dhe patate dhe janë përfitues nga nënmasa 1.4 e Programit për vitin 2024, ndërsa prodhimi i realizuar është dorëzuar te një blerës i regjistruar, përfshirë edhe prodhimet hortikulturale të përdorura për nevojat e kapaciteteve të veta përpunuese, ose është përdorur për nevoja shtëpiake, ose është shitur në treg.
Shuma e pagesave direkte shtesë është 20.000 denarë për hektar.
Shuma e mbështetjes është e kushtëzuar me rendimente mesatare minimale, dhe ato janë: 20.000 kg/ha për domate, 15.000 kg/ha për spec, 30.000 kg/ha për kastravec, 30.000 kg/ha për tranguj, 30.000 kg/ha për lakër, 1.000 kg/ha për fasule dhe 15.000 kg/ha për patate.
Në bazë të kësaj janë paguar 105.002.614,00 denarë për 7.158 bujq.