Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot realizoi pagesën e nënmasës 2.2 – Pagesa direkte shtesë nga nënmasat 2.1, 2.4 dhe 2.5 për lopët e regjistruara më të vjetra se 12 muaj, nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024.
Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që janë përfitues të nënmasës 2.1 nga Rregullorja për vitin 2024 dhe që prodhimin e vet të qumështit e kanë dorëzuar te një grumbullues i regjistruar i qumështit të papërpunuar si përfitues të nënmasës 2.4 nga e njëjta Rregullore për vitin 2024, ose kanë shitur apo therur gjedhë në kapacitete përpunuese të regjistruara në Regjistrin e objekteve të miratuara për prodhim të ushqimit me origjinë shtazore, si përfitues të nënmasës 2.5 nga Rregullorja për vitin 2024.
Shuma e pagesës direkte është 8.000 denarë për çdo krerë femër që në ditën e paraqitjes së kërkesës ka mbushur 12 muaj.
Në bazë të kësaj mase janë paguar 341.536.000,00 denarë ndaj 4.144 bujqve.