Pagesa direkte shtesë për prodhimin e realizuar të grurit, elbit, lulediellit, kolzës vajore dhe të afionit nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024

 Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural sot realizoi pagesën e nënmasës 1.3 – Pagesa direkte shtesë nga nënmasa 1.1 për prodhimin e realizuar të grurit, elbit, lulediellit, kolzës vajore dhe të afionit nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që janë përfitues të nënmasës 1.1 të kësaj rregulloreje, të cilat kanë sipërfaqe të mbjella dhe të korrura me luledielli, kolzë vajore dhe prodhimin e realizuar e kanë shitur në kapacitete përpunuese, përfshirë edhe për nevojat e kapaciteteve të tyre përpunuese, dhe janë të regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.

Përfitues të kësaj nënmase janë gjithashtu edhe ekonomitë bujqësore që janë përfitues të nënmasës 1.1 të kësaj rregulloreje, të cilat kanë sipërfaqe të mbjella me afion në vjeshtën e vitit 2023 dhe pranverën e vitit 2024, kanë leje për prodhimin e afionit në përputhje me Ligjin për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope, dhe prodhimin e realizuar nga afioni nga të korrat e vitit 2024 e kanë shitur në një ndërmarrje të regjistruar për grumbullim të produkteve bujqësore, e cila është e regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.

Përfitues të kësaj nënmase janë gjithashtu ekonomitë bujqësore që janë përfitues të nënmasës 1.1 të kësaj rregulloreje, të cilat kanë sipërfaqe të mbjella dhe të korrura me grurë dhe elb, dhe prodhimin e realizuar e kanë shitur ose magazinuar te një blerës i regjistruar, përfshirë edhe për nevojat e kapacitetit të tyre përpunues, dhe janë të regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.

Përfitues të kësaj nënmase janë gjithashtu ekonomitë bujqësore që janë përfitues të nënmasës 1.1 të kësaj rregulloreje, të cilat prodhimin e tyre të grurit dhe elbit e kanë shitur te blegtorë të regjistruar, përfshirë edhe për nevojat e tyre personale për ushqimin e bagëtive, të regjistruar me numër regjistrimi të fermës në Regjistrin e blegtorëve pranë Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

Shuma shtesë e pagesave direkte  varet nga rendimentet mesatare minimale, dhe ato janë: 3.000 kg/ha për grurë dhe elb, 1.500 kg/ha për luledielli, 1.800 kg/ha për kolzë vajore dhe 300 kg/ha për afion.

Shuma shtesë e pagesave direkte është 6.000 denarë për hektar për grurë, luledielli dhe kolzë vajore, 12.000 denarë për hektar për elb dhe 18.000 denarë për hektar për afion."

Në bazë të kësaj mase janë paguar 265.720.530,00 denarë për 4.659 bujq.