Realizimi i pagesave direkte shtesë nga nënmasa 1.7 për kulturat perimore të dorëzuara në kapacitetet përpunuese

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka realizuar pagesën e pagesave direkte shtesë nga nënmasa 1.7 e Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024 për perimet e dorëzuara në kapacitetet përpunuese, në vlerë prej 259.421.400 denarë për 4.143 përfitues.

Përfitues të kësaj mbështetje janë të gjitha ekonomitë bujqësore që kanë sipërfaqe të mbjella me kultura perimore dhe prodhimi i realizuar është dorëzuar në kapacitetet përpunuese të perimeve, drejtpërdrejt ose përmes një blerësi të regjistruar, në periudhën nga 26 dhjetor 2023 deri më 25 dhjetor 2024, duke përfshirë edhe perimet e prodhuara për nevojat e kapacitetit përpunues vetanak, të regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.

Shuma e pagesave direkte është 3 denarë për kilogram për të gjitha kulturat perimore 5 denarë për kilogram për specin e llojit kurtovska kapija, por vetëm për sasi të dorëzuara në periudhat maj-qershor dhe nëntor-dhjetor 2024.