Sot, drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ilija Stojilev, në një takim me drejtorin e NP Pyjet Kombëtare, Zdravko Trajanov, dorëzoi vendimin për fillimin e procedurës së tenderit për ndërtimin e rrugëve për mbrojtje nga zjarret.
Mbështetja financiare në vlerë prej 6 milionë denarë është parashikuar në Programin për Mbështetje Financiare të Zhvillimit Rural për vitin 2025.
Mbrojtja e pyjeve, përballja efektive me fatkeqësitë natyrore dhe përmirësimi i infrastrukturës pyjore janë prioritet dhe sjellin përfitime për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.