Përfaqësues të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, të kryesuar nga zëvendësdrejtori Mevlan Morina, zhvilluan një vizitë pune dyditore në Agjencinë e Pagesave të Republikës së Turqisë.
Qëllimi kryesor i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira, me theks të veçantë në zbatimin e çmimeve referuese në kuadër të programit IPARD, si dhe në realizimin e masës LEADER – instrument që ka rol të rëndësishëm në forcimin e komuniteteve rurale dhe zhvillimin e tyre të qëndrueshëm.
Takimet u zhvilluan në një atmosferë konstruktive dhe partneriteti, ku të dyja palët shkëmbyen njohuri dhe ide që do të kontribuojnë në përmirësimin e proceseve dhe strategjive në nivel kombëtar dhe rajonal. Mikpritësit shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të mëtejshëm, ndërsa delegacioni i AMFBZHR-së shprehu falënderim për mikpritjen e ngrohtë dhe përvojat e ndara, të cilat përbëjnë një bazë të rëndësishme për iniciativa të përbashkëta në të ardhmen.