Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ilija Stoilev, dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, i dëgjuan problemet me të cilat përballen blegtorët.
Në takimin e sotëm në Ministrinë e Bujqësisë me shoqatat e blegtorëve të deleve, u ra dakord për dinamikën e pagesës së masave që e mbështesin sektorin. Gjatë takimit u theksua se edhe në të ardhmen, blegtorët do të jenë të përfshirë drejtpërdrejt në hartimin e programeve dhe politikave që ndikojnë drejtpërdrejt në sektorin e tyre.


