Përfaqësues të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural po marrin pjesë në Konferencën e 64-të Panta Rei (Platforma e Agjencive Evropiane të Pagesave e mbështetur nga Komisioni Evropian), e cila po mbahet në Zagreb, Kroaci.
Në konferencë po prezantohen teknologjitë më të reja në zbatimin e programeve bujqësore dhe rurale të BE-së. Veçanërisht të rëndësishme për Agjencinë janë risitë dhe përvojat në lidhje me zbatimin dhe përdorimin e dronëve për monitorimin e sipërfaqeve bujqësore. Me rëndësi të madhe është edhe përmirësimi i sistemit ISAP (LPIS), ku qëllimi kryesor është të theksohet rëndësia e të dhënave hyrëse, të cilat janë kyçe për funksionimin e çdo sistemi. Nëse të dhënat hyrëse janë të pasakta ose jo të plota, atëherë as rezultati përfundimtar nuk do të jetë i saktë.
Saktësia e të dhënave në ISAP (LPIS) është jashtëzakonisht e rëndësishme për dokumentimin e saktë të tokës bujqësore, pagesat për mbështetje, qasjen në programet e zhvillimit rural dhe analizën hapësinore. Përditësimi i sistemit ISAP (LPIS) ka rëndësi të madhe, pasi ISAP (LPIS) përbën bazën për elemente si monitorimi, shënuesit, vlerësimet profesionale, informacionet nga terreni dhe të dhëna të tjera hapësinore që janë të disponueshme publikisht ose sipas kërkesës.



