Me 20 milionë denarë do të sanohen dhe modernizohen silosët për ruajtjen e rezervave shtetërore

Drejtoresha e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural Daniela Irotova Lazarevska, në takimin e sotëm me drejtorin e NP Agroberza, Mevludin Avdija, nënshkruan një Marrëveshje për mbështetje financiare për sanimin dhe modernizimin e silosëve ku ruhen rezervat shtetërore të grurit.

Mjetet e destinuara për këtë investim në vlerë prej 20 milionë denarësh janë paraparë në Programin për mbështetje financiare të zhvillimit rural.