Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot u ka paguar 17,058,566 denarë 354 përfituesve.

Shuma e pagesave direkte është 3 denarë për kilogram për pjeshkë, vishnje, mjedër, manaferra, aroni, goji berry, kajsi, luleshtrydhe dhe shegë. Këto mjete janë paguar në kuadër të nënmasës 1.8, ndërsa përfitues janë të gjitha ekonomitë bujqësore që kanë sipërfaqe të mbjella me këto kultura frutore dhe janë të regjistruara në Regjistrin e Vetëm të Ekonomive Bujqësore.

Prodhimi i realizuar i pjeshkës, vishnjës, mjedrës, manaferrës, aronisë, goji berry, kajsisë, luleshtrydhes dhe shegës duhet të jetë dorëzuar në një kapacitet përpunues për fruta, drejtpërdrejt ose përmes një blerësi të regjistruar, në periudhën nga 26 dhjetor 2023 deri më 25 dhjetor 2024, përfshirë edhe sasitë e prodhuara për nevojat e kapaciteteve të tyre përpunuese, të regjistruara në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.