Asambleja e Përgjithshme e Federatës Kombëtare të Bujqve

 Drejtoresha e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Daniela Irotova Lazareva, sot mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Kombëtare të Bujqve.

 
Para të pranishmëve, ajo theksoi se të gjithë fermerët dhe të përfshirët në agrobiznes mund të llogarisin se Agjencia është partner i tyre. Vetëm me bashkëpunim të hapur dhe transparent do të arrihet sukses dhe zhvillim në sektorin bujqësor.
 
Ajo potencoi se të gjitha kapacitetet e Agjencisë janë vënë në dispozicion të aplikantëve, me qëllim të tejkalohen të gjitha problemet me të cilat përballen fermerët gjatë zbatimit të ndonjë prej programeve me të cilat Qeveria mbështet bujqësinë maqedonase.