


Nënshkruan memorandum bashkëpunimi midis AMFBZHR dhe APRMV
Drejtoresha e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Daniela Irotova Lazareva, sot së bashku me drejtorin e Agjencisë për Punësim, Adnan Ejup, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.
Me këtë dokument, Agjencitë shprehin gatishmërinë për bashkëpunim në zbatimin e kompetencave të përcaktuara me ligj dhe në shkëmbimin e të dhënave që zotërojnë palët kontraktuese në kuadër të programeve që ata implementojnë, me qëllim parandalimin e financimit të dyfishtë, dmth përdorimin e mjeteve publike për të njëjtin qëllim, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me ligj dhe planetvev operativë vjetorë për programet dhe masat aktive dhe shërbimet e tregut të punës. Bashkëpunimi do të bazohet mbi parimet dhe procedurat e përcaktuara me këtë memorandum, sqaroi drejtoresha Irotova Lazareva.
Me këtë memorandum përcaktohet mënyra dhe procedura e shkëmbimit të të dhënave nga regjistrat që mban Agjencia sipas ligjit, përkatësisht regjistri i aplikimeve/daljeve në/fondin e sigurimeve shoqërore të detyrueshme, me qëllim realizimin e kompetencave të AFMZR (Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural) të përcaktuara me ligj, si dhe shkëmbimi i të dhënave për përfituesit e mbështetjes financiare të dhënë/përcjellë përmes AFMZR, dmth pjesëmarrësit në programet dhe masat aktive për punësim të implementuara në planet vjetore operative për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbimet e tregut të punës, për nevojat e realizimit të kompetencave të palëve kontraktuese.
Drejtori i Agjencisë për Punësim, Adnan Ejup, theksoi se ky hap përbën një kontribut të rëndësishëm për përmirësimin e koordinimit institucional dhe zbatimin më efikas të masave për punësim. Ai theksoi se përmes shkëmbimit të përforcuar të të dhënave dhe veprimit të përbashkët me institucionet partnere, do të mundësohet më shumë transparencë dhe përdorim më efektiv i mjeteve publike, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik.