Janë paguar 3,313,888 denarë për magazinimin e grurit

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, sot u ka paguar 3,313,888 denarë gjithsej 42 përfituesve.

Mjetet janë paguar sipas Masës 7 nga Programi për vitin 2025, por periudha e mbuluar është për grurin e prodhuar në vitin 2024.

Mbështetja financiare për magazinim jepet për mbulimin e shpenzimeve të magazinimit të produkteve bujqësore të parashikuara në nenin 1 të kësaj rregulloreje, të dorëzuara për magazinim në magazina.

Përfitues të mbështetjes për magazinim janë ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin Unik të Fermerëve, të cilat më parë kanë dorëzuar kërkesë për pagesa direkte sipas sipërfaqes bujqësore të punueshme, sipas Programit vjetor për mbështetje financiare në bujqësi, dhe që kanë lidhur kontratë për magazinimin e produkteve bujqësore të nenit 1 të kësaj rregulloreje që ato i kanë prodhuar.

Përfituesit, për produktet bujqësore – grurë dhe elb – të cilave u zbatohen masat intervenuese sipas nenit 37 paragrafi (2) pika 2 të Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, duhet të kenë magazinuar deri në 5,000 ton për secilin produkt veç e veç, me maksimum 5 ton për hektar sipas kapaciteteve të deklaruara në kërkesën për pagesa direkte.

Mbështetja financiare për magazinim të produkteve bujqësore të nenit 1 të kësaj rregulloreje mbulon 100% të shpenzimeve për magazinim dhe ruajtje, të shprehur përmes çmimit të shërbimit për magazinim për këto produkte. Për grurin dhe elbin e prodhuar në vend, të cilëve u zbatohen masat intervenuese, çmimi i shërbimit të magazinimit mund të arrijë maksimumi deri në 120 denarë për ton në muaj, me TVSH të përfshirë.