Menjëherë pas heqjes së bllokadës nga Bruksel, janë nënshkruar 5 kontrata të reja përmes programeve IPARD. Drejtoresha e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Daniela Irotova Lazareva, sot, pas ndërprerjes 6-mujore, i nënshkroi pesë kontratat me vlerë totale prej mbi 62 milionë denarësh.
Aplikuesit që kishin aplikuar në thirrjen 02/24 të vitit 2024, e cila ka të bëjë me Masën 7, do të duhet që në 24 muajt e ardhshëm ta realizojnë plotësisht projektin. Bëhet fjalë për investime në turizëm, ku parashihet ndërtimi i kapaciteteve akomoduese dhe pajisja e restoranteve në mjedise rurale.
Ndërkaq, për projektet tashmë të realizuara që prisnin pagesën, urdhërpagesat tashmë janë dorëzuar në thesar.
Së shpejti, siç ka njoftuar tashmë drejtoresha Daniela Irotova Lazareva, pritet që Bruksel të miratojë edhe ndryshimet e programit IPARD 3, pas së cilës do të shpallen edhe thirrjet e reja për dorëzimin e aplikimeve përmes të cilave do të shfrytëzohen fondet evropiane.
.jpg)
.jpg)
.jpg)