Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural përfundoi me sukses auditimin e dytë mbikëqyrës të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë, të realizuar në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 9001:2015.
Përmes kontrollit mbikëqyrës të realizuar, u konfirmua përsëri përputhshmëria e sistemit të vendosur të menaxhimit të cilësisë me kërkesat e standardit ISO 9001:2015. Gjatë auditimit nuk u konstatuan mospërputhje, gjë që paraqet konfirmim të zbatimit efektiv të proceseve të vendosura dhe përkushtimit të Agjencisë për përmirësim të vazhdueshëm të punës së saj.
Kalimi me sukses i auditimit të dytë mbikëqyrës është një tjetër dëshmi se Agjencia punon në mënyrë të vazhdueshme për sigurimin e shërbimeve efikase, të sigurta dhe transparente në interes të përfituesve të mbështetjes financiare.
Përmes avancimit të vazhdueshëm të sistemit të menaxhimit të cilësisë, Agjencia kontribuon në zbatimin në kohë, me përgjegjësi dhe në mënyrë profesionale të masave për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, me qëllim përmbushjen e nevojave dhe pritshmërive të ekonomive bujqësore dhe përfituesve të tjerë të programeve mbështetëse.
Agjencia edhe në të ardhmen do të vazhdojë të përmirësojë proceset e saj dhe të punojë në përputhje me parimet e cilësisë, transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm, duke ofruar shërbime të sigurta dhe cilësore për fermerët dhe të gjithë përfituesit e mbështetjes financiare.