

Drejtoresha e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Daniela Irotova Lazareva, së bashku me Kryetarin e Qeverisë, prof. dr. Hristijan Mickoski, dhe Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, mori pjesë në manifestimin tradicional “Vjelja e rrushit në Tikvesh 2026”, në Kavadar. Ndërmjet vreshtarëve dhe prodhuesve të verës të pranishëm, Irotova Lazareva theksoi se Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si edhe deri më tani, mbetet e përkushtuar në zbatimin e programeve shtetërore për mbështetjen e sektorit agro.
Nëpërmjet stimulimit financiar dhe përkushtimit të Qeverisë, ajo pret që të vazhdojë trendi i zhvillimit të sektorit, i cili këtë vit, por edhe në vitet e ardhshme, pritet të shënojë rritje të prodhimit, por edhe të cilësisë, duke synuar që produktet të fitojnë tregun vendas, por edhe atë botëror. Në kuadër të “Vjeljes së rrushit në Tikvesh”, u zhvillua edhe një paradë karnavalesh, e cila përmes maskave tematike, muzikës dhe koreografive paraqiti traditën e vjeljes së rrushit dhe veçoritë kulturore të Kavadarcit.