NJOFTIM

AMFBZHR: Është realizuar pagesa prej 123,2 milionë denarë për 9563 pemtari

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka paguar mbështetjen financiare për masën 1.7 – pagesa direkte për sipërfaqe bujqësore për mirëmbajtjen e plantacioneve të pemëve. Përfitues të kësaj nënmase janë të gjitha ekonomitë bujqësore që kanë një sipërfaqe minimale prej 0.2 hektar, me plantacione të pemëve dhe janë të regjistruara në ERZS. Shuma e pagesave direkte ishte 12.000 denarë për hektar.Mbështetja e përgjithshme financiare arrin në 123,2 milionë denarë për 9563 të pemtarive. Kjo masë është zbatuar për herë të parë që nga ky vit.Me këtë pagesë paguhet 30% e buxhetit për përkrahjen e frutave në vitin 2022 për programin për bujqësi 2022, që është një kontribut i rëndësishëm në përkrahjen me kohë të fermerëve, - theksoi drejtori Baçovski. Mbështetja totale financiare përmes programit për pagesat direkte, programit për fondin e ndërhyrjes, programit për zhvillim rural, si dhe programit IPARD në vitin 2022 arrin në 140 milionë euro.