NJOFTIM

AMFBZHR: Janë realizuar pagesat direkte për ekonomitë e vogla bujqësore

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural kanë realizuar pagesat direkte për ekonomitë e vogla bujqësore të përcaktuara sipas pagesave historike të dy viteve të kaluara.

Janë paguar 26,8 milionë denarë për mbi 1400 përfitues.

Shuma e pagesave direkte përcaktohet si mesatare e shumës së mjeteve të miratuara financiare për pagesa direkte në kuadër të programeve për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2019, 2020 dhe 2021, përkatësisht:

- Për mesataren e aprovuar nga 0 deri në 10.000 denarë paguhen 10.000 denarë.

- Për mesataren e aprovuar prej 10.000 deri në 20.000 denarë paguhen 20.000 denarë.

- Për mesataren e aprovuar prej 20.000 deri në 30.000 denarë paguhen 30.000 denarë.

- Për mesataren e aprovuar prej 30.000 denarë deri në 40.000 denarë paguhen 40.000 denarë.

Gjithashtu, AMFBZHR realizoi pagesën nga masa për ndihmë në premi dhe sigurime, për të cilën janë ndarë 98 milionë denarë.

Bëhet fjalë për mbështetje financiare si kompensim për një pjesë të shpenzimeve për sigurimin e prodhimit bujqësor në vlerë deri në 60% të kostos së premisë së sigurimit, por jo më shumë se 150.000 denarë për përfitues.

Agjencia bëri një pagesë tjetër për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar për periudhën nga tetori deri në dhjetor 2021. Përfitues nga kjo mbështetje, e cila është 3,5/kg për lopë të dorëzuar, përkatësisht 4,5 denarë për qumësht të dorëzuar dele dhe dhie, janë ekonomitë bujqësore të cilat qumështin e prodhuar e kanë dorëzuar në objektin përpunues në periudhën e lartpërmendur.

Me këtë pagesë, 332 prodhues të qumështit kanë marrë premisë për qumështin e dorëzuar me një mbështetje financiare totale prej 11,8 milionë denarë.