AMFBZHR: Paguhen subvencionet për krerkët e shënuara të deleve, dhive dhe koka të dosëve

                                                  AMFBZHR: Paguhen subvencionet për krerkët e shënuara të deleve, dhive dhe koka të dosëve

 
 

Agjencia për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural sot ka bërë pagesën direkte për krerët e shënuar të deleve, dhive dhe dosave.

Përfitues të masës për dele të shënuar janë ekonomitë bujqësore që mbarështojnë dele të cilat zotërojnë së paku 30 krerë dele të të gjitha kategorive të regjistruara në Regjistrin e Fermave të Deleve. Mbështetja financiare totale e paguar është 553,9 milionë denarë për 2664 dhensh.

Përfitues të masës për krerët e dhive të shënuara janë fermat bujqësore të mbarështimit të deleve që zotërojnë të paktën 10 krerë dhi të të gjitha kategorive të regjistruara në Regjistrin e fermave të dhive. Mbështetja financiare e paguar totale është 53,5 milionë denarë për 1439 të dhive.

Përfitues të masës për krerët riprodhues- dosa janë njësitë bujqësore që posedojnë së paku 6 krerë dosa. Mbështetja financiare totale e paguar është 9,96 milionë denarë për 375 mbarështues të krerëve të gjinisë femërore - dosash.

 

“Me dinamikë të fortë po vazhdojmë pagesën për masat e prodhimit blegtoral. Pas pagesave për prodhimtarinë e shpendëve, sot realizojmë pagesën edhe për mbarështuesit e deleve, dhive dhe dosave. Gjithashtu do të vijojë pagesa për inspektorët e gjedhit dhe shfrytëzuesit që kanë regjistruar familje bletësh, - theksoi drejtori Baçovski.